Gripi i derrave po trajtohet me ilaçe pa afat
Në Klinikën Infektive, personat e prekur nga gripi i derrave po trajtohen me ilaç që ju ka skaduar afati që nga tetori i vitit të kaluar.
Lajme
Pacientët e prekur ga gripi i derrave, të cilët mjekohen në Klinikën Infektive të QKUK’së, po trajtohen me tabletat e quajtura “Tamiflu”, të cilave ju ka skaduar afati që një vjet.
Shemsedin Dreshaj, ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive, ka thënë se deri në tetorin e vitit të kaluar tabletat kanë pasur afat. Ai thotë se nuk kanë gjetur kontingjent të ri të barnave që të furizohen.
“Kemi kërkuar 300 paketime “Tamiflu”.
“Kemi pasur kontingjentin e vitit 2009 të cilit i ka kaluar afati në tetor të 2013’tës. Por kemi bërë përpjekjke që të kërkojmë në vendet e rajonit dhe nëpër barnatore pribvatre prodhim i ri. Nuk kemi gjetur askund kontingjent të ri”.
Pro, Dreshaj ka thënë se nuk “çon peshë” afati i skadimit të ilaçit, por ka të bëj se kur pacienti paraqitet në klinikë.
“Lidhur me këtë grip nuk çon peshë afati i skadimit tëilaçit, por koha kur pacienti paraqitet në klinikë. Paraqitja duhet të bëhet breda 5 ditëve të para trë sëmundjes, në të kundërtën paraqiten shumë komplikime dhe pastaj efekti i barit është shumë i ulët”.