Griezmann tregon se ku dëshiron të përfundojë karrierën

Ylli i Barcelonës, Antoine Griezmann, ka deklaruar se dëshiron të përfundojë karrierën në MLS, kampionatin amerikan të futbollit.

Sport

05/06/2020 08:57

Liga amerikane nuk është e panjohur për yjet e futbollit, pasi viteve të fundit atje kanë luajtur lojtar si Zlatan Ibrahimovic, Andrea Pirlo, David Beckham, Thierry Henry dhe David Villa.

Në të ardhmen, ky kampionat mund të shijojë edhe lojën e yllit francez, Antoine Griezmann.

“Fitimi i La Ligas dhe Ligës së Kampionëve me Barcelonën do të ishte një ëndërr, por gjithashtu edhe synimi im”, ka deklaruar Griezmann, përcjell lajmi.net.

“Pas kësaj fitoreje, çdo gjë që vjen. Është edhe një Kupë e Botës, kështu që Kupën e Botës në Katar. Dhe pas kësaj në MLS”.

“Unë nuk e di me cilin ekip, por vërtetë dua të luaj atje. Për mua është një objektiv të përfundoj karrierën time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mundësinë për të luajtur mirë dhe duke qenë pjesë e rëndësishme e ekipit duke luftuar për titull”./Lajmi.net/