Grenell një linjë me Putinin, del kundër zgjerimit të NATO-s

Bota

14/05/2022 21:17

Richard Grenell, ish i dërguari special për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, gjatë presidencës së ish presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donal Trump, ka reaguar rreth idesë që NATO të zgjerohet përmes anëtarësimit të shteteve të tjera, si ai i Finlandës.

Grenell, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se NATO nuk duhet të zgjerohet përderisa anëtarët aktual të kësaj organizate nuk po i kryejnë obligimet e tyre, shkruan lajmi.net.

“Ne NUK duhet të flasim për zgjerimin e anëtarësimit në NATO kur anëtarët aktualë nuk po paguajnë as detyrimet e tyre të zotimit të Uellsit”, ka thënë Grenell.

Kujtojmë se ideja për zgjerimin e NATO-s është bërë temë e shpeshtë diskutimi pas agresionit rus në Ukrainë.

Vetëm sot, është njoftuar se presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, ka telefonuar homologun e tij rus, Vladimir Putin, të cilit, siç është njoftuar, ia ka bërë të qartë se Finlanda do të aplikojë për anëtarësim gjatë ditëve të ardhshme.

https://lajmi.net/anetaresimi-ne-nato-presidenti-i-finlandes-telefonon-putinin/

Përveç Finlandës, edhe disa shtete tjera, siç është shteti i Suedisë dhe Norvegjisë, janë duke e shqyrtuar se bashku me udhëheqësit e NATO-s, anëtarësimin e tyre në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Verior.

Kundër zgjerimit të NATO-s është shprehur Rusia. Madje kjo e fundit shumë herë ka thënë se zgjerimi i mundshëm i kësaj organizate do të bënte që siguria dhe qetësia në Evropë të rrezikohet.

Megjithatë, udhëheqësit e vendeve të këtyre shteteve që tashmë po aspirojnë anëtarësimin në NATO, janë shprehur hapur që ato janë që vendosin nëse duan të anëtarësohen ose jo dhe qëndrimet e Rusisë, nuk kanë rëndësi pasi që ato vendosin për politikat e tyre të sigurisë. /Lajmi.net/