Grekët: Shqipëria na preu në besë pasi i dhamë statusin, ishim optimistë për Ramën

Ambasadori grek i nderit, Aleksandros Mallias, shkruan se Shqipëria e ka prerë në besë Greqinë.

Lajme

03/11/2016 20:21

Ai shkruan për CNN grek, se Greqia mbështeti Shqipërinë për statusin kandidat për në BE në vitin 2014, por ajo e preu në besë.

Mallias thotë se grekët janë të zhgënjyer me Ramën, pasi pritshmëritë për të ishin shumë të mëdha.

“Të gjithë e mbajmë mend se sa optimistë ishim kur në zgjedhjet e vitit 2013, në Shqipëri fitoi partia e Ramës”, shkruan ai.

“Athina ka preferuar të jetojë me iluzione dhe gjithmonë ka patur vullnet për hapjen e një kapitulli tjetër me Shqipërinë.

Por shikoni çfarë ndodhë me Tiranën.

Ajo e sheh veten më të fuqishme se Greqia dhe se raportet i beson të ndryshuara.

Tirana mendon se Greqia është më e dobët pas krizës ekonomike dhe tani kërkon të përcaktojë rregullat e lojës”, shkruan Mallias.