Grealish flet për punën e tij nën urdhrat e Pep Guardiola
Jack Grealish ka folur për aventurën e tij nën Pep Guardiola.
Sport
Mesfushori anglez iu bashkua Cityt gjatë kësaj vere, për një shumë prej 100 milionë eurove, dhe sigurisht ai gjeti një tjetër stil loje e pune.
Grealish thotë se është kënaqësi për të që të punojë me trajnerin spanjoll, pasi deri më tani ishte mësuar vetëm me punën e trajnerëve anglezë.
“Ka qenë diçka që e kam shijuar deri më tani. Unë gjithmonë e dija se do të ishte ndryshe të punoja me një trajner të huaj. Kam qenë i mësuar me trajnerë të huaj; Dean Smith, Steve Bruce, Tim Sherwood”, ka thënë Grealish, transmeton lajmi.net.
“Kështu që, e dija se do të ishte ndryshe, por të gjithë e dinë se çfarë karrierë brilante ka pasur Pep Guardiola si lojtar dhe si trajner sidomos”, shtoi anglezi.
Jack Grealish nuk është në mesin e lojtarëve të paprekshëm në formacionin e Guardiola, por është përdorur shpesh në rotacionet e City. /Lajmi.net/