Gratë siriane po kërkojnë burra për martesë
Që kur ka filluar konflikti në Siri, shumë burra ose janë vrarë, ose kanë ikur nga vendi ose janë në ushtri.

Bota
Kështu që, gratë siriane kanë mbetur të vetme. Mungesa e burrave në qytetet siriane është e dukshme nga çdo vizitor që shkon atje, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Në kafene, në super markete e në rrugë ka shumë më pak burra se sa që kishte dikur, dhe edhe ata që kanë mbetur, shihen me veshje ushtarake.
Mirëpo, në të njëjtën kohë, ky kaos ua ka lejuar grave që t’i ndjekin lidhjet lezbike, në një vend ku të paktën teknikisht, lidhjet homoseksuale janë të ndaluara.
Në një intervistë për gazetën Daily Mail, gratë siriane kanë thënë se edhe ata burra që kanë mbetur po e kanë të pamundur të martohen për shkak se për tu martuar, duhet t’i japësh ari e para familjes së gruas.
Ndërsa në anën tjetër, burrat më të vjetër ata me nga 50, po u vardisen vajzave të reja të cilat tundohen nga lajkat e tyre, për shkak se s’duan të jenë të vetme, mirëpo në të shumtën e rasteve ata janë të martuar.