Gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç dhe ata mbipeshë duhet të shmangin kontaktet me të tjerët

Studiuesit britanik iu kërkojnë të gjithëve të rifreskojnë rregullat e mbrojtjes nga Covid-19, veçanërisht atyre që janë më të rrezikuarit.

Fun

02/11/2020 15:48

Këshillat e reja paralajmërojnë se ata që hyjnë në këto kategori klasifikohen si “klinikisht të prekshëm” dhe me rrezik më të lartë të koronavirusit, raporton “TheSun”, transmeton lajmi.net.

Lista gjithashtu përfshin njerëz të rinj me kushte themelore shëndetësore, të tilla si diabeti dhe astma.

Këta njerëz “duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm për të ndjekur rregullat dhe për të minimizuar kontaktet tuaja me të tjerët”, thuhet në udhëzim.

Gjatë karantinimit të parë britanik, rreth dy milion njerëz “jashtëzakonisht të ndjeshëm klinikisht” u kërkua të mbrojnë veten në shtëpi.

Ata do të këshillohen të punojnë nga shtëpia dhe ata që nuk munden do të kenë të drejtën për përfitime.

Në fjalimin e tij drejtuar kombit të Shtunën, Kryeministri Boris Johnson tha: “Nëse jeni klinikisht i prekshëm ose mbi moshën 60 vjeç, duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të ndjekur rregullat dhe për të minimizuar kontaktet tuaja me të tjerët”.

Qeveria i ka klasifikuar njerëzit “klinikisht të prekshëm” si ata të moshës 60 vjeç e lart, dhe ata nën 60 vjeç me një gjendje shëndetësore themelore duke përfshirë sëmundjet kronike, sëmundjet e frymëmarrjes si astma, njerëzit shtatzënë dhe mbipeshë.

Qeveria britanike gjithashtu tha se njerëzit me aftësi të kufizuara ndiheshin të harruar nga Qeveria gjatë valës së parë dhe nuk duhet të braktisen tani.

Qeveria ka premtuar t’i shkruajë të gjithëve që janë jashtëzakonisht të prekshëm klinikisht për të dhënë këshilla të hollësishme për bllokimin e dytë. /Lajmi.net/