Gratë e dhunuara kanë vendosur që të mos heshtin
Një grua e dhunuar në luftë që për RTK është identifikuar si Drita nga Prizreni, ka bërë apel të gjitha grave që e kanë përjetuar dhunën nga policët serbë ta denoncojnë atë.
Lajme
Gruaja e dhunuar tha se faji bie mbi ata që e kanë bërë këtë vepër.
Për RTK-në ajo ka rrëfyer se serbët ia dhunuan edhe vajzat njëra nga to vetëm 14 vjeç.
Kjo grua thotë se deri në fund do të kërkojë që dhunuesi i saj të marrë dënimin e merituar.
Prokuroria Speciale janë të gatshëm që të hetojnë këto raste.
Ende nuk dihet saktë numri i grave që u dhunuan gjatë luftës në Kosovë