Grantolli takon kreun e SPAK: Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar
Zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial të Kosovës,Jehona Grantolli, ka zhvilluar një takim bilateral me kryetarin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të Republikës së Shqipërisë, Altin Dumani. Gjatë këtij takimi, të mbajtur në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kosovës dhe Shqipërisë, Grantolli ka shprehur falënderime të sinqerta për mikpritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm mes…

Lajme
Zëvendëskryesuesja e Këshillit Prokurorial të Kosovës,Jehona Grantolli, ka zhvilluar një takim bilateral me kryetarin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të Republikës së Shqipërisë, Altin Dumani.
Gjatë këtij takimi, të mbajtur në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kosovës dhe Shqipërisë, Grantolli ka shprehur falënderime të sinqerta për mikpritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm mes dy institucioneve të drejtësisë, raporton lajmi.net
Ajo ka theksuar rëndësinë e koordinimit të përbashkët në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke e cilësuar atë si një shtyllë të fuqishme për forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në drejtësi.
Nga ana tjetër, Dumani ka nënvizuar nevojën për vazhdimin dhe zgjerimin e shkëmbimit të praktikave të mira dhe modeleve të suksesshme në fushën e drejtësisë penale.
Ai theksoi se bashkëpunimi ndërmjet institucioneve duhet të intensifikohet për të adresuar në mënyrë më efektive sfidat e krimit transnacional dhe korrupsionit në nivel rajonal.
Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt thellimit të bashkëpunimit mes dy sistemeve prokuroriale dhe riafirmoi përkushtimin e përbashkët për forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftën pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Postimi i plotë: