Granti në Ministrinë e Bujqësisë, Miftaraj: Huruglica nuk duhej të aplikonte, integriteti personal dhe profesional nuk e lejon këtë

Ministria e Bujqësisë e cila udhëhiqet nga Faton Peci i ka ndarë një grant prej 100 mijë eurosh këshilltarit të jashtëm në kabinetin e ministrit, Naim Huruglica. Për këtë sot ka shkruar drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj i cili ka thënë se fillimisht Huruglica nuk duhej të aplikonte për këtë grant, shkruan lajmi.net. Sipas Miftarajt,…

Lajme

26/11/2024 21:55

Ministria e Bujqësisë e cila udhëhiqet nga Faton Peci i ka ndarë një grant prej 100 mijë eurosh këshilltarit të jashtëm në kabinetin e ministrit, Naim Huruglica.

Për këtë sot ka shkruar drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj i cili ka thënë se fillimisht Huruglica nuk duhej të aplikonte për këtë grant, shkruan lajmi.net.

Sipas Miftarajt, “në radhë të parë është veprim i pasinqertë dhe tradhti e besimit ndaj kompanisë apo institucionit të huaj i cili ju paguan për të ofruar shërbimin/ekspertizën tuaj në Ministrinë e caktuar, dhe mu nga ajo Ministri ju përfitoni subvencion edhe nëse janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore dhe procedura”.

“Sigurisht se ne kete raste se paku ekziston perceptimi lidhur me nje situate potenciale te konfliktit te interesit. Dhe se paku nje ekspert si z. Huruglica e ka pas obligim te kerkoj si nga kompania e huaj qe Ju paguan ashtu edhe nga Agjencia per Parandalimin e Konfliktit te Interesit te kerkoj opinion nese aplikimi i tij mund te perbej konflikt potencial te interesit. Nje person me pervoje dhe ekspertize si z. Huruglica do te duhej te parandalonte nje situate te tille ose se paku te kerkonte qe te sqarohej kjo situate. Asnjeren se ka bere si duket. Keshtu qe eshte e pasinqerte te akuzohen mediat apo ata qe e kane raportuar kete rast. Faji kryesor eshte tek Ju dhe mendesia qeverisese kur mendoni se ligji eshte vetem dekor dhe jo rregull e sjelljes per te gjithe pa dallim pozites apo autoritetit qe keni apo ushtroni”, ka shkruar Miftaraj në Facebook. /Lajmi.net/ 
Postimi i tij i plotë në Facebook: