Granit Xhaka shijon ditët e izolimit pranë më të dashurve të tij

Granit Xhaka po kalon kohë të mirë pranë vajzës.

ShowBiz

21/04/2020 16:46

Granit Xhaka këto ditë është shumë aktiv në rrjete sociale, në të cilat sjell imazhe nga përditshmëria e tij, shkruan lajmi.net.

Futbollisti, ditën e sotme mori rreze dielli në ballkonin e shtëpisë, bashkë me vogëlushen e tij, Ayana.

“Drita ime”, është mbishkrimi që Graniti ia ka lënë fotografisë, ku dukej i lumtur me vajzën e tij në prehër.

Për ndryshe, ai edhe gjatë kësaj kohe nuk i ka ndaluar aktivitetet fizike, për të qëndruar në formë të mirë. /Lajmi.net/