Granit Xhaka: Ishte i vështirë largimi nga Arsenali, kam respekt për Artetan
Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka folur rreth largimit nga Arsenal për mediumin spanjoll, Marca. Mesfushori thotë se ishte vendimi më i vështirë i marrë ndonjëherë në karrierën e tij, shkruan Lajmi.net “Shpenzova shtatë vite të mrekullueshme në Arsenal. Nuk doja të luaja kundër tyre. Ishte shumë i vështirë vendimi për t’u larguar”,…
Sport
Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka ka folur rreth largimit nga Arsenal për mediumin spanjoll, Marca.
Mesfushori thotë se ishte vendimi më i vështirë i marrë ndonjëherë në karrierën e tij, shkruan Lajmi.net
“Shpenzova shtatë vite të mrekullueshme në Arsenal. Nuk doja të luaja kundër tyre. Ishte shumë i vështirë vendimi për t’u larguar”, ka thënë Xhaka.
Futbollisti shqiptar tashmë është transferuar në Bayer Leverkusen dhe do të punojë së bashku me legjendën e futbollit spanjoll, Xabi Alonso.
“Unë ndjej respekt për Mikel Arteta, por ishte koha për një ndryshim, prandaj erdha në Bayer Leverkusen”, vazhdoi tutje lojtari shqiptar/Lajmi.net/
Granit Xhaka: “I spent seven magnificent years at Arsenal, I didn't want to play against them. It wasn't easy for me to leave or for the club to let me go.
“I felt love and respect from Edu and Arteta, but I wanted to face a new challenge at Bayer Leverkusen,” he told @marca. pic.twitter.com/YHkUYppuxC
— THE GOONER⚡ (@Mdsulaimanqatar) July 29, 2023