Granit Xhaka feston ditëlindjen, ja urimi special nga Taulanti
Taulant Xhaka me urim special në ditën e ditëlindjes së Granit Xhakës.

Sport
Granit Xhaka feston sot ditëlindjen e 26 të tij.
Futbollisti e Arsenalit së fundmi ka marrë edhe një urim special nga vëllai i tij më i madh, Taulanti, i cili është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë.
Urimi është shkruajtur në gjuhën shqipe nga Taulanti për futbollistin e Arsenalit.
“Si fillim dua të them se falenderoj Zotin çdo ditë që kam një vëlla si ty mbi të gjitha je një shok, shoqërues i mirë. Uroj që çdo moment i jetës tënde të jetë i mbushur me gëzim, të kesh shëndet dhe shumë suksese. Vëlla i dashur, gjaku i gjakut tim, të uroj edhe 100 vite të lumtura”, ishte mesazhi i Taulant Xhakës.