Grand Slam Paris: Nora Gjakova fiton medalje bronzi

Xhudoja kosovare po vazhdon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare.

Sport

08/02/2020 18:29

Në Grand Slam të Parisit, në kategorinë -57 kilogramë, Nora Gjakova ka arritur të fitojë medalje bronzi, shkruan lajmi.net.

Gjakova e nisi shumë mirë këtë turne, duke fituar duelin e parë kundër Alexandra-Larisa Florian.

Pas saj, radha ishte për francezen Priscilla Gneto, e cila gjithashtu u gjunjëzua nga luftëtarja kosovare.

Gjakova humbi garën kundër portugezes Telma Montiero, duke humbur garën për medaljen e artë, por pati mundësi që të vazhdonte në ‘Repechage’, për të synuar medaljen e bronztë, shkruan lajmi.net.

Në ‘repechage’, Nora pati përballë francezen Sarah Leonie Cyique, të cilën e kaloi me sukses, duke e mposhtur me IPPON, për të marrë me vete një medalje bronzi nga ky kompeticion.

Kujtojmë se në të njëjtin kompeticion, por në kategorinë -52 kg, Distria Krasniqi fitoi medalje ari. /Lajmi.net/