Grand Prix i Toskanës nis me ‘gjunjëzim’ për barazinë sociale

Lewis Hamilton vazhdon të jetë nga më të zëshmit në kërkim të barazisë sociale.

Sport

13/09/2020 15:12

Muaj më parë, George Floyd vritej në Minnesota të ShBA-së nga një polic i cili i mori jetën duke ia vënë gjurin në fyt dhe pamundësuar frymëmarrjen.

Që atëherë, protestat në ShBA kanë qenë të shumta, me njerëzit që ngrisnin zërin në kërkim të barazisë sociale.

Kështu, edhe sot, në shenjë të kërkesës për të drejta të barabarta, Lewis Hamilton është gjunjëzuar para fillimit të garës në Formula 1.

Veprimin e tij e përcollën edhe disa pilotë të tjerë, por kishte edhe nga ata që nuk u gjunjëzuan.

Sot, Hamilton në garë do të niset nga pozita e parë, pasi dje ishte më i shpejti në kualifikuese. /Lajmi.net/