‘Gran gala del Calcio’: Gasperini shpallet trajneri i vitit

Gian Piero Gasperini është shpallur trajneri i vitit në Serie A.

Sport

02/12/2019 23:57

Në ‘Gran gala del Calcio’, Gasperini është shpallur trajneri më i mirë i sezonit 2018/19, shkruan lajmi.net.

Gasperini arriti të udhëhiqte Atalantan drejt pozitës së tretë në Serie A, duke e kualifikuar kështu edhe për Ligën e Kampionëve.

Suksesi i Gasperini nuk kaloi pa u vënë re, pasi ai sot u shpërblye me çmimin e më të mirit.

Ai këtë trofe e ka fituar në garë me emra si Massimiliano Allegri e Carlo Ancelotti. /Lajmi.net/