Grainca: Statusi im në “FB” ishte i përgjithësuar, VV e mori, ia paftë hajrin (Video)

Deputeti i LDK-së, Blerin Grainca, i ftuar në TV Rrokum, tha se statusi i tij në Facebook, i cili u shumëpërfol "ishte i përgjithsuar dhe i dedikuar për ata që nuk i respektojnë ligjet, si individët e FSK-së që i përdorin uniformat e tyne n evente personale, por VV e mori, ia paftë hajrin".

Lajme

21/09/2015 22:18

“Disa deputetë të VV-së më kanë kërkue falje për gjuhën e degradueme”, tha Grainca

Ai në një shënim në Facebook dje, derisa ka postuar një fotografi të ish- presidentit të Kosovës, ka shënuar fjalët “Proletarë, e Loparë… të forta janë themelet e shtetit tonë”.

Më tej ai tha se si deputet i Kuvendit është aktiv në ngritjen e temave të ndryshme.

“Unë vetë personalisht kame ngrit tema diskutimi në Kuvend, si: korrupsioni, degradimi i doganës e çmimi i naftës”, tha Grainca, transmeton Telegrafi.

“Sa i përket çmimit të naftës, Ministria e Tregitisë është duke bërë përpjekje që t’i vendos gjërat në vend të vet. Por, një gjë që shkon keq për vite të tëna nuk mund të rregullohet menjëherë”, tha Grainca./TV Rrokum

YouTube player