Grabitje në Prishtinë, arrestohen dy 17-vjeçarë- Dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje të kryer sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana. Pllana ka thënë se lidhur me rastin bëhet fjalë për dy 17-vjeçar, të dy…

Lajme

17/08/2025 12:03

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitje të kryer sot në orët e para të mëngjesit në rrugën “Isa Kastrati”, në Prishtinë.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana ka thënë se lidhur me rastin bëhet fjalë për dy 17-vjeçar, të dy shtetas të Kosovës.

“Sot rreth orës 03:00, është pranuar informata për një grabitje të kryer në rrugën Isa Kastrati në Prishtinë. Njësitë policore të kryeqytetit janë angazhuar menjëherë dhe pas reagimit të shpejtë nga njësitë e stacionit Veriu është arritur arrestimi i të dyshuarve: 1. E.L, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. 2. L.G, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, ka thënë Pllana.

Teksa personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin. /Lajmi.net/