Grabitet “Ria”, në lagjen Pejton në Prishtinë
Një grabitje ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se nga informacionet e para, dyshohet se një person nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/10/LAJMI-I-FUNDIT-12-10-3-1-3-1080x720-1-1.jpg)
Lajme
Një grabitje ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se nga informacionet e para, dyshohet se një person nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.
Teksa policia ende është në kërkim të të dyshuarit.
“Sot rreth orës 16:00 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një person i dyshuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash. Aktualisht policia po kryen veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/