Gosens: U befasuam ndaj Bayernit, ata kishin dyfishin e intensitetit tonë

Robin Gosens ka folur lidhur me paraqitjen e skuadrës së Inter ndaj Bayern Munich. Inter mposhtej nga Bayern në kuadër të Champions League dhe sipas mbrojtësit gjerman, Robin Gosens, italianët nuk ishin as afër ritmit të kampionëve të Gjermanisë. Gjermani bëri të ditur se pas ndeshjes, lojtarët e Inter ishin të befasuar me ritmin që…

Sport

19/09/2022 22:23

Robin Gosens ka folur lidhur me paraqitjen e skuadrës së Inter ndaj Bayern Munich.

Inter mposhtej nga Bayern në kuadër të Champions League dhe sipas mbrojtësit gjerman, Robin Gosens, italianët nuk ishin as afër ritmit të kampionëve të Gjermanisë.

Gjermani bëri të ditur se pas ndeshjes, lojtarët e Inter ishin të befasuar me ritmin që kishin bavarezët.

“Kur luajtëm kundër Bayern, ne të gjithë u ulëm në dhomën e zhveshjes dhe menduam: çfarë intensiteti!. Ishte niveli më i lartë në Evropë dhe në botë”, ka thënë Gosens, transmeton lajmi.net.

“Na kapën në befasi. Kishin dyfishin e intensitetit  tonë. Ka shumë punë për të bërë, jo vetëm si Inter, po në Itali në përgjithësi, për të kapur atë nivel”, shtoi mbrojtësi i majtë.

Gosens po vazhdon të punojë për të kthyer formën e tij që e kishte në Euro, pasi vuajti gjatë nga një lëndim. /Lajmi.net/