Gosens i lumtur me situatën e tij: Po ndihem sikur Robini i vjetër

Robin Gosens duket se po rikthen formën e tij të dikurshme. Mbrojtësi gjerman, Robin Gosens nuk ka kaluar periudhën më të mirë të mundshme tek Inter, por duket se është në hapa të mirë për t’u kthyer në formën më të mirë. Në paraqitjen e fundit para mediave, Gosens ka thënë se po ndihet mirë…

Sport

31/10/2022 23:40

Robin Gosens duket se po rikthen formën e tij të dikurshme.

Mbrojtësi gjerman, Robin Gosens nuk ka kaluar periudhën më të mirë të mundshme tek Inter, por duket se është në hapa të mirë për t’u kthyer në formën më të mirë.

Në paraqitjen e fundit para mediave, Gosens ka thënë se po ndihet mirë tashmë dhe po ndihet sikur Robini i vjetër.

“Sigurisht, një lojtar gjithmonë dëshiron të luajë, por s’është gjithmonë e lehtë. Ishte një pauzë e gjatë dhe kishte nënvlerësim të lëndimit nga ana ime, por tani është e rëndësishme që po ndihem mirë, ndihem thuajse sikur Robin i vjetër që isha dikur”, ka thënë Gosens, përcjell lajmi.net.

“Jam mirë dhe shpresoj të kem më shumë mundësi, por po ashtu duhet pranuar se skuadra po bën mirë dhe Dimarco është mirë. Duhet të luftoj që momenti im të vijë”, ka shtuar tutje gjermani.

Gosens i dha këto komente para ndeshjes që Inter  e luan përballë Bayern Munich.

Lojtari shpreson të kthehet te forma që e kishte tek Atalanta dhe ajo formë me të cilën kapi vëmendjen kur u aktivizua me kombëtaren e Gjermanisë. /Lajmi.net/