Gorbaçov sheh shenja të Luftës së re të Ftohtë Rusi-Perëndim

Në një intervistë për prestigjiozen gjermane Spiegel, ish-lideri sovjetik Mikail Gorbaçov flet mbi rreziqet e marrëdhënieve të acaruara mes Rusisë dhe Perëndimit, për shkak të krizës në Ukrainë. 

Bota

18/01/2015 10:35

Ai thekson, ndër të tjera, se ekziston mundësia që gjërat të përkeqësohen më tutje, kurse Gjermania mund ta luajë një rol një rol të rëndësishëm për të parandaluar luftën e re të ftohtë midis Rusisë e Perëndimit.

Njeriu i cli dha kontribut të madh në rrëzimin e murit të Berlinit, thotë se tashti mure  të reja janë duke u ndërtuar dhe situata po mëton të përshkallëzohet.

“Unë, në fakt, shoh të gjitha shenjat e një Luftë të re të Ftohtë. Nëse nuk reagojmë, situata mund të shpërthejë në çdo kohë. Humbja e besimit është katastrofike. Moska nuk beson më tek Perëndimi dhe Perëndimi nuk beson më tek Moska. Kjo është e tmerrshme”, tha pos tjerash Gorbaçov, transmeton bota.al.