Gorani për ndëshkimin nga SHBA’ja: Situatë dramatike, por jo e befasishme
Sot gjatë ditës, u bë e ditur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se këto të fundit kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit. Gorani ka thënë se kjo situatë nuk është e papritshme…

ShowBiz
Sot gjatë ditës, u bë e ditur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se këto të fundit kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar me Kosovën për shkak të shqetësimeve në lidhje me veprimet e qeverisë në detyrë të Albin Kurtit.
Gorani ka thënë se kjo situatë nuk është e papritshme dhe e befasishme.
‘‘Kur të thehet kerri udhë ki sa t’dush. Krejt çka munum na këtu në studio, është me i numëru rrugët që munet me i pas shoqëria jonë për me dal prej kësaj, mirëpo te tonë këqyrim më harru faktin që na u ka thy kerri. Kjo situatë është tepër dramatike, mirëpo jo edhe e papritshme edhe absolutisht jo e befasishme. Sepse, së paku prej vitit 2022, gradualisht është ndërtuar një klimë dhe situatë, ku e kemi kuptu që përplasja me aleatët tanë do të jetë e pashmangshme. Këtu bëhet fjalë për reduktimin e marrëdhënieve të qeverisë amerikane me kreun politik shtetëror të vendit deri në një nivel afër shkëputjes së raporteve diplomatike”, tha ai mes tjerash në T7.