GoPro do të fillojë krijimin e dronëve personal
Kamerat nga GoPro shpesh përdoren në dronë për të kapur imazhe dhe video të ndryshme nga një lartësi, por tani kompania do të fillojë krijimin e dronëve së bashku me kamerën, pa pasur nevojë që këto t’i bleni ndaras.
Auto & Tek
Pas popullaritetit të madh të dronëve muajit të fundit, kompania e njohur për kamera të kualitetit të lartë GoPro, është duke filluar prodhimin e dronëve të cilët do të mbajnë kamerën e GoPro, transmeton Lajmi.net.
Çmimi për këta dronë me kamerë do të jetë në mes të $500 dhe $1000.
Për shkak të popullaritet të dronëve, blerësit do të kenë mundësi më të lira për të luajtur me ta. Përderisa ende është e paqartë se çfarë ndikimi do të kenë këta dronë në përfitimet e kompanisë, dihet se GoPro ka bërë një hap serioz drejt teknologjisë së tyre, duke futur kështu dronët në prodhim.