GOOOOOOOOOOL – Drita kalon në epërsi kundër Differdange – Albert Dabiqaj shënon në minutën e 30-të (VIDEO)
Skuadra e Dritës ka kaluar në epërsi në përballjen kundër ekipit nga Luksemburgu, Differdange, në ndeshjen e parë të fazës finale të kualifikimeve për Ligën e Konferencës. Golin për gjilanasit e realizoi Albert Dabiqaj në minutën e 30-të të takimit, duke i dhënë epërsi të rëndësishme skuadrës së tij në këtë duel vendimtar për një…

Sport
Skuadra e Dritës ka kaluar në epërsi në përballjen kundër ekipit nga Luksemburgu, Differdange, në ndeshjen e parë të fazës finale të kualifikimeve për Ligën e Konferencës.
Golin për gjilanasit e realizoi Albert Dabiqaj në minutën e 30-të të takimit, duke i dhënë epërsi të rëndësishme skuadrës së tij në këtë duel vendimtar për një vend në fazën grupore të garës evropiane, transmeton lajmi.net
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe ka një rëndësi të veçantë për Dritën, që kërkon për herë të parë kualifikimin në fazën e grupeve të një kompeticioni evropian./lajmi.net/