GOOOOOL: Asllani s’ka të ndalur në Bundesligë, tund rrjetën e Union Berlinit
Fisnik Asllani vazhdon të tregojë formë të mirë në Bundesliga, duke shënuar edhe një tjetër gol këtë fundjavë. Sulmuesi kosovar gjeti rrjetën në përballjen ndaj Union Berlin, duke e çuar rezultatin në 0-2 në favor të skuadrës së tij. Rezultati momental është 1:2, transmeton lajmi.net. Union Berlin 0-[2] Hoffenheim – Fisnik Asllani 45+3′ byu/suedney insoccer…

Sport
Fisnik Asllani vazhdon të tregojë formë të mirë në Bundesliga, duke shënuar edhe një tjetër gol këtë fundjavë.
Sulmuesi kosovar gjeti rrjetën në përballjen ndaj Union Berlin, duke e çuar rezultatin në 0-2 në favor të skuadrës së tij. Rezultati momental është 1:2, transmeton lajmi.net.
Union Berlin 0-[2] Hoffenheim – Fisnik Asllani 45+3′
byu/suedney insoccer
Ky është goli i dytë për Asllanin në tri ndeshjet e para të sezonit, ndërsa ka regjistruar edhe një asistim deri më tani.
Forma e tij mbresëlënëse po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje nga opinioni sportiv dhe mund të jetë një sinjal i fortë edhe për përfaqësuesen e Kosovës./lajmi.net/