Google me metodën për t’i kthyer përdoruesit e iOS në përdorues të Android

Google ka lansuar një webfaqe të quajtur Switch që ka një qëllim në mendje: t'i edukojë përdoruesit e iOS se si t'i zhvendosin lehtë të dhënat e tyre në pajisjet e bazuara Android.

Auto & Tek

22/10/2014 16:52

Është një udhëzues thelbësor, i cili përshkruan se si përdoruesit e pajisjeve të Apple, të cilët veprojnë me sistemin mobil operativ iOS, mund të marrin fotografi dhe këngë dhe t’i sjellin ato në pajisje që veprojnë me sistemi Android, gjithashtu si t’i transferojnë kontaktet, e-mailet, dhe të gjejnë aplikacione bazike që i përdornin në pajisjet iOS, transmeton Lajmi.net.

Përderisa webfaqja është udhëzim për Google, është një sulm i qartë ndaj Apple. Faqja promovon instrukcione të detajuara për të marrë përmbajtje nga një pajisje një tjetër, dhe si t’i transferojnë lehtë ato.

Apple dhe Google kanë qenë në luftë që një kohë të gjatë, luftëra këto për të fituar sa më shumë klientë. Por, me lansimin e kësaj webfaqeje, Apple sigurisht se do jetë prekur shumë.