‘Google Maps’ fillon të shfaqë linjat e autobusëve në Prishtinë

Aplikacioni popullor i gjigantit teknologjik 'Google Maps' ka filluar të shfaqë linjat e autobusëve në Prishtinë.

Auto & Tek

18/09/2019 18:33

Përbri orareve të një destinacioni të caktuar përbrenda Prishtinës, në aplikacion tregohen edhe çmimet, së bashku me numrin e autobusit urban, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, precizohet edhe ora e saktë se kur autobusi lë stacionin për të shkuar në vendndodhjen e caktuar.

Versioni i cili mbështet këtë veçori të shtuar në rajonin e Prishtinës është ai i 5.26, gjersa atë mund ta shfrytëzojnë përdoruesit nga sistemet operative ‘iOS’ dhe ‘Android’. /Lajmi.net/