‘Google’ krijon një rrjet të ri social më të personalizuar dhe ‘intim’

‘Google’ po punon për krijimin e një mini-rrjeti social i programuar për një grup të vogël personash që të ndajnë bisedat mes tyre.

Auto & Tek

05/04/2016 01:06

Sipas ‘Android Police’, rrjeti social do të quhet ‘Spaces’ ku një grup miqsh ose anëtarësh të një familje mund të ndajnë bisedat mes tyre. Pra bëhet fjalë për një rrjet social më të personalizuar dhe intim.

‘Android Police’ ka publikuar një foto të aplikacionit të ri ku duken seksionet e fotove, lidhjet e web-it, ftesat sociale etj.

Një ndër qëllimet kryesore të tij do të jetë organizimi i regullt i bisedave e ndarë në seksione: me miqtë, me kolegët e punës, me fëmijët, me familjarët etj.

Projekti është ende në fazë eksperimentimi dhe në varësi të rezultateve do të varet hedhja e tij në ‘Play Store’ dhe ‘iOS’./techsot.al