Google Hangouts për iOS me dizajn të ri

Platforma nga Google bëri një update të bukur dje, që përfshinë një ri-dizajnim të madh për iPhone dhe iPad. Google Hangouts për iOS 2.0 krenohet me një pamje të re në përputhje me iOS 7 dhe për herë të parë mundëson edhe ‘video calling’. Ju tani mund të dërgoni video mesazhe deri në 10 sekonda, si…

Auto & Tek

01/03/2014 16:20

Platforma nga Google bëri një update të bukur dje, që përfshinë një ri-dizajnim të madh për iPhone dhe iPad.

Google Hangouts për iOS 2.0 krenohet me një pamje të re në përputhje me iOS 7 dhe për herë të parë mundëson edhe ‘video calling’.

Ju tani mund të dërgoni video mesazhe deri në 10 sekonda, si dhe të ndani ndonjë hartë dhe vendndodhjen tuaj të tanishme.

Aplikacioni i ri mundëson shkurtesa të përshtatshme të listës suaj të kontaktit, njerëzit e preferuar për të biseduar me ta, si dhe video thirrje.

Në iPad, ju mund të nisni një video thirrje duke zvarritur ikonën e videos në të majtë.

Në përgjithësi, versioni i fundit i ‘Hangouts’ e bën atë më të dobishme, duke i bërë karakteristikat e aplikacionit shumë më lehtë për t’i zbuluar.