Google feston fitoren e Gjermanisë (Foto)
Versioni i Google në gjuhën gjermane ka ndryshuar pamjen e faqes së parë për nderë të fitores së Gjermanisë ndaj Brazilit dhe kualifikimit në finalen e Kampionatit botëror.
Sport
Shfrytëzuesit e internetit në Gjermani gjatë ditës së sotme kanë mundësinë që të festojnë fitoren e skuadrës së tyre ndaj Brazilit në gjysmëfinale të Kampionatit botëror, sa herë që hyjnë në faqen e gjigantit Google.
Në versionin e Google në gjuhën gjermane (www.google.de), pamja e faqes së parë ka ndryshuar për nderë të triumfit të skuadrës së Joachim Lowit që mposhti Brazilin me rezultat 7:1, dhe u kualifikua në finalen e madhe të Kampionatit botëror.
Në vend të Google, shkruan Finale me një pamje mjaft festive. Ide gjeniale.