Google anulon vendimin për të mos bashkëpunuar me Huawein

Kompania Alphabet që ka në zotërim Google ka njoftuar se planifikon të punojë me Huawein gjatë 90 ditëve të ardhshme, pak pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkohësisht lehtësuan disa kufizime tregtare për prodhuesin e dytë më ta madh të telefonave.

Auto & Tek

24/05/2019 19:09

Ky veprim shënon një kthesë të papritur për konglomeratin e teknologjisë amerikane.

Të dielën, Google, tha se do të kufizoj lidhjet me Huawein në mënyrë që të përputhet me vendimin e Uashingtonit për të vënë kompaninë në listë të zezë.

Megjithatë, menjëherë pas kësaj, Departamenti amerikan i Tregtisë, ka njoftuar se kishte dhënë një licencë 90 ditore për kompanitë kineze të telefonisë në mënyrë që t’i mbroj përdoruesit nga rreziqet e sigurisë.

Ky përjashtim i lejon Google të dërgojë përditësime te telefonat e Huaweit që përdorin sistemin operativ të saj Android, deri në 19 gusht.

“Mbajtja e sigurt e telefonave deri në datën [19 gusht] është në interesin e të gjithëve dhe kjo licencë e përkohshme na lejon të vazhdojmë të japim përditësime softuerësh dhe arnime të sigurisë për modelet ekzistuese për 90 ditët e ardhshme”, tha një zëdhënës i Google për CNBC, përcjell Telegrafi.

Në fund të javës së kaluar, Administrata e presidentit amerikan Donald Trump e vendosi Huawei Technologies Co Ltd në listën e zezë tregtare, duke zbatuar menjëherë kufizime që do ta bëjnë jashtëzakonisht të vështirë për kompaninë të bëjë biznes me homologët amerikanë.