Goli i Vinicius shpallet më i miri i javës në Ligën e Kampionëve

Këtë mesjavë ëshë zhvilluar xhiroja e tretë në fazën e grupeve të LK.

Sport

21/10/2021 19:17

16 ndeshje u luajtën këtë mesjavë në kompeticionin më të madh për klube ku u dhurua spektakël dhe gola të shumtë, shkruan lajmi.net.

Pas përfundimit të xhiros së tretë, UEFA shpalli votimin për golin më të mirë të kësaj xhiroje.

Fitues në fund doli Vinicius JR, futbollisti i Real Madridit shkëlqeu në fitoren e ekipit të tij 0-5 ndaj Shakhtar Donetsk duke shënuar dy gola.

Njëri prej golave të Vinicius ishte fantastik duke dribluar disa futbollistë e më pas tundi rrjetën me një gjuajtje të bukur.

Goli i dytë më i mirë i javës është ai i Edin Dzekos ndaj Sheriff Tiraspol, kurse vendin e tretë e zuri Naby Keita me golin kundër Atletico Madridit. /Lajmi.net/