Goleadë në PreZero Arena: Dortmund merr tri pikë ndaj Hoffenheim
Borussia Dortmund ka marrë një tjetër fitore në Bundesliga.
Sport
Në një udhëtim mjaft të vështirë në PreZero Arena, ndaj Hoffenheim, Dortmund ka shënuar fitore me rezultatin 2:3, shkruan lajmi.net.
Skuadra mysafire kaloi në epërsi qysh në minutën e 6’ të takimit, me golin e shënuar nga Erling Haaland.
Kroati Andrej Kramaric u përkujdes të barazonte shifrat para pushimit, në minutën e 45+1’.
Dortmund e nisi më mirë pjesën e dytë, dhe në minutën e 66’ ishte me dy gola epërsi, me Reus që shënoi në minutën e 58’ dhe një autogol i Raum në 66’ për 1:3.
Rutter ngushtoi epërsinë në 2:3, por vetëm kaq mund të bënte skuadra e Hoffenheim, duke i lënë tri pikë të shkojnë me Dortmundin.
Dortmund shkon tashmë në 43 pikë për pozitën e dytë, me tri pikë më pak sesa Bayern që kanë një ndeshje për të luajtur. Hoffenheim mbeten me 31 pikë në pozitën e gjashtë. /Lajmi.net/