Golden Eagle Ylli vazhdon me Arben Krasniqin

Skuadra e basketbollit nga Theranda, Golden Eagle Ylli, ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Arben Krasniqi.

Sport

03/07/2019 23:10

Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit.

„Klubi yne ka arritur marreveshje per vazhdim te kontrates me trajnerin Arben Krasniqi“, thuhet në njoftimin e KB Yllit, përcjell lajmi.net.

“Bashk me trajnerin Krasniqi po pergatitet lista e lojtareve vendor dhe te huaj per sezonen qe na pret!”.

Sezonin e kaluar me Krasniqin, Golden Ylli arriti të siguronte gjymsëfinalen e Play Off, ku u mposht nga KB Rahoveci./Lajmi.net/