Golden Eagle Ylli “këndellet”, me lehtësi mposht Istogun
Golden Eagle Ylli ështër rikthyer te fitorja pas humbjes në xhiron e parë të Superligës së Kosovës në Basketboll. Ylli arriti që me lehtësi të mpsht KB Istogun me rezultat përfundimtar 127:76. Që nga çereku i parë skuadra nga Suhareka ishte më e mirë duke e përmbyllur me shifrat 34:21. “Therandasit” dominuan edhe peridhën e…

Sport
Golden Eagle Ylli ështër rikthyer te fitorja pas humbjes në xhiron e parë të Superligës së Kosovës në Basketboll.
Ylli arriti që me lehtësi të mpsht KB Istogun me rezultat përfundimtar 127:76.
Që nga çereku i parë skuadra nga Suhareka ishte më e mirë duke e përmbyllur me shifrat 34:21.
“Therandasit” dominuan edhe peridhën e dytë, e cila u mbyll me shifrat 31:14.
34:13 ishte rezultati i çerekut të tretë.
Në periudhën e fundit Istogu “luftoi” për të marr barazim, por dominimi i Yllit u shpërble pavarsishtë se kjo pjesë u mbyll 27:28.
Më i miri në ndeshje ishte Jalen Nesbitt me 23 pikë e katër asistime, kurse më efikasi te Istogu ishte Arian Azemi me 20 pikë.
Ylli me këtë fitore është në vendin e dytë, kurse Istogu mbetet në të fundit./Lajmi.net/