Gold AG viziton Prekazin

Gold AG e ka vizituar sërish Prekazin.

ShowBiz

28/02/2019 14:39

Reperi Arian Agushi, i njohur ndryshe për publikun si Gold AG, është njëri prej rep-artistëve më të komentuar të momentit për shkak të sukseseve që ka arritur në muzikë, shkruan lajmi.net.

Projektet e tij muzikore janë me tema të ndryshme dhe prekin patriotizmin, fenë, e një person i tillë Goldi është edhe jashtë kornizave të kamerës e rreshtave të tekstit, kështu të paktën tregojnë ata që e njohin nga afër.

Mirëpo edhe fotot që i poston në rrjete sociale flasin shumë. Ai shpesh shkon dhe viziton Prezkazin dhe njësoj ka vepruar edhe sot.

Nga atje e ka publikuar edhe një fotografi në Instagram pranë të cilë ka marrë shumë komente pozitive.

Gold AG ushtrisë i ka kënduar shpesh por edhe në projektin e fundit muzikor “Ushtria e Kosovës” në duet me Kastriot Tushën, këngë kjo e cila u publikua për nder të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BubJXQeAqtp/