Gold AG poston këtë foto, e quan luan Halil Kastratin

Arian Agushi, është njëri prej reperëve më aktiv shqiptar.

ShowBiz

11/03/2019 20:39

Ai është mjaft i pëlqyer dhe i ndjekur nga publiku në rrjetet më të frekuentuara sociale, shkruan lajmi.net.

E tani, Gold AG ka hedhur një imazh në Instagram të luftëtarit, Besnik Kastrati dhe të humanistit, Halil Kastrati.

“Dy luana të Shqiptarisë, një i luftës një i lirisë. Me lot në sy e me pushkë në faqe. Njëri për luftë e tjetri për paqe”, ka shkruar ai bashkangjitur imazhit.

Ariani ka raporte mjaft të mira me humanistin, Kastrati e kjo dëshmohet edhe përmes kësaj fotoje. /Lajmi.net/