Gold AG për sulmin në Zelandën e Re: O Allah jepjau hakun zullumqarëve…

Për sulmin që ndodhi në Zelandën e Re ka reaguar edhe reperi shqiptar, Gold AG.

ShowBiz

15/03/2019 13:59

Reperi nga Presheva, Gold AG e ka shprehur mllefin e tij pas këtij sulmi ku mbetën të vdekur 49 persona dhe shumë të tjerë janë lënduar rëndë, shkruan lajmi.net.

“Terroristët serb dikur gjyshin tem ma vran në xhaminë e Preshevës në vitet e 40-ta, e sot në këtë shekull futet një i çmendur në shtëpinë e Zotit dhe godet me plumba si ndonjë lojë fëmijësh.O Allah jepjau hakun zullumqarëve, shpërblej me Xhenetin Firdeus ata që ndërruan jetë në shtëpinë tënde.BOTË PA MË THUAJ NË KËTË GLOB, KUSH ËSHTË TERRORIST E KUSH ISLAMOFOB ?”, ka shkruar ai.

Theksojmë se, Sulmuesi i gjithë kësaj ngjarje tragjike ishteaustraliani, Brenton Tarrant, 28 vjeçar. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BvB3bdaAmPc/