Golat, zgjidhja e Chelseas
Jose Mourinho dhe Chelsea kanë kthyer vëmendjen në Premierligë. Pas disfatës së befasishme nga Basel në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve të mërkurën, Special One dhe skuadra e tij kanë filluar të mendojnë për duelin me Fulhamin të shtunën. Chelsea ka bërë nismën më të dobët të një sezoni në dekadën e…
Sport
Jose Mourinho dhe Chelsea kanë kthyer vëmendjen në Premierligë. Pas disfatës së befasishme nga Basel në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve të mërkurën, Special One dhe skuadra e tij kanë filluar të mendojnë për duelin me Fulhamin të shtunën.
Chelsea ka bërë nismën më të dobët të një sezoni në dekadën e fundit, duke fituar vetëm kundër Hull Cityt dhe Aston Villas kurse barazoi me Manchester Unitedin, ndërsa u mposht në Everton. Por, zgjidhja e Mourinhos është e thjeshtë.
“Ne duhet të shëmojmë gola”, deklaroi Mourinho për Chelsea TV.
“Kur nuk shënoni gola, jeni në telashe”, u shpreh ai. Mourinho është i pamposhtur në Stamford Bridge në 62 ndeshje të Premierligës.