Gola i VV-së: Gjinit i kam uruar fitoren me një telefonat

Kandidati i VV-së në Gjakovë, Ardian Gola ka bërë të ditur që e ka uruar kundërkandidatin e tij, Ardian Gjini nga AAK pas përfundimit të numërimit të votave. Gola tha se e ka telefonuar Gjinin, transmeton lajmi.net. “Ardian Gjinit i kam uruar fitoren me një telefonat. Ne e kemi një rritje, AAK ka pasur zbritje…

Lajme

09/11/2025 22:46

Kandidati i VV-së në Gjakovë, Ardian Gola ka bërë të ditur që e ka uruar kundërkandidatin e tij, Ardian Gjini nga AAK pas përfundimit të numërimit të votave.

Gola tha se e ka telefonuar Gjinin, transmeton lajmi.net.

“Ardian Gjinit i kam uruar fitoren me një telefonat. Ne e kemi një rritje, AAK ka pasur zbritje prej 2000 vota, të paktën po flasim me një analize. Një dalje jashtëzakonisht e vogël e qytetarëve na ka penalizuar, diku llogaritet 9 mijë votues që nuk kanë marr pjesë në votim (balotazh), kjo pak na ka penalizu”, tha ndër të tjera Gola në një lidhje direkte në Debat Plus./lajmi.net/