Gol me dorë më zi se Maradona

Goli i famshëm me dorë i shënuar nga Diego Maradona i quajtur prej tij si ‘Dora e Zotit’ në ballafaqimin kundër Anglisë në Kampionatin botëror 1986 ka gjetur një rival të denjë. Mesfushori i skuadrës U-18 të Newcastles, Olivier Kemen u përkujdes që Maradona t’i takojë vetëm të kaluarës duke shënuar një gol edhe më…

Sport

12/03/2014 21:02

Goli i famshëm me dorë i shënuar nga Diego Maradona i quajtur prej tij si ‘Dora e Zotit’ në ballafaqimin kundër Anglisë në Kampionatin botëror 1986 ka gjetur një rival të denjë.

Mesfushori i skuadrës U-18 të Newcastles, Olivier Kemen u përkujdes që Maradona t’i takojë vetëm të kaluarës duke shënuar një gol edhe më skandaloz, me dorë.

Kemen e përdori qartë dorën e tij për të dërguar topin në rrjetë në ndeshjen kundër Chelseas në St James Park në kuadër të FA Youth Cup.

Në skena të ngjashme me ‘Dorën e Zotit’ nga Maradona, Kemen bëri një tentim të vogël për të goditur topin me kokë, por në fund e devijoi me dorë.

Gjyqtari nuk e vërejti dhe goli qëndroi, duke lënë futbollistët e rinj të Chelseas të hidhëruar sepse u barazua rezultati.

Uebfaqja zyrtare e Newcastles tha se goli “kishte një prekje të lehtë me dorë”. Por, në fund Chelsea e fitoi ndeshjen me rezultat 3:2.