Gol magjik nga Januzaj

Adnan Januzaj tregoi se është në gjendje të shënojë gola të jashtëzakonshëm. Reprezentuesi i ri i Belgjikës e la në gjumë portierin Thibaut Courtois, me një goditje mjeshtërore nga distanca.

Sport

05/06/2014 19:26

Adnan Januzaj ka filluar të tregojë kualitetet e tij në Përfaqësuesen e Belgjikës.

Mesfushori kosovar iu bashkua ekipit të selektorit Marc Wilmots, i cili menjëherë e ftoi në listën përfundimtare për Kampionatin botëror në Brazil.

Januzaj debutoi në fitoren 5:1 ndaj Luksemburgut, që në fund nuk u llogarit nga FIFA për shkak se Wilmots bëri një zëvendësim më tepër se gjashtë të lejuarit, sipas rregullave.

Por, Januzaj dhe bashkëlojtarët e tij të rinj janë duke u përgatitur për fillimin e garës në Brazil.

Mesfushori i talentuar i Manchester Unitedit konfirmoi aftësinë e golashënuesit gjatë seancës së sotme stërvitore kur me një goditje mjeshtërore nga distanca e la në gjumë portierin fantastik Thibaut Courtois.

Nuk besoni? Shikojeni videon.