Goditje e rëndë për Amorim – ylli i Man Utd pritet ta humbasë sezonin shkaku i lëndimit
Njëri prej lojtarëve kryesor të Manchester United raportohet se mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit shkaku i lëndimit. Teksa po bëheshin gati për takimin ndaj Tottenhamit gjatë ditës së sotme (e diel), United mori një goditje pasi u mësua se tre lojtarë kanë pësuar lëndime. Kobbie Mainoo, Manuel Ugarte dhe Toby Collyer që…

Sport
Njëri prej lojtarëve kryesor të Manchester United raportohet se mund të humbasë pjesën e mbetur të sezonit shkaku i lëndimit.
Teksa po bëheshin gati për takimin ndaj Tottenhamit gjatë ditës së sotme (e diel), United mori një goditje pasi u mësua se tre lojtarë kanë pësuar lëndime.
Për më shumë, Luke Shaw, Mason Mount, Jonny Evans dhe Lisandro Martinez që të gjithë mbeten jashtë për të njëjtat arsye.
Martinez tashmë është e ditur se nuk do të luajë më këtë sezon pasi këputi ligamentet në humbjen me rezultat 2-0 ndaj Crystal Palace.
Për t’i përkeqësuar më shumë gjërat, të shtunën u raportua se edhe sulmuesi Amad Diallo po ashtu mund të humbasë sezonin.
🚨⚠️ Amad Diallo set to miss the rest of the season with an ankle injury, confirmed.
Man United star suffered the injury earlier this week, as @ChrisWheelerDM reports — he’s expected to be unavailable for the next 3 months.
Big blow for United and Rúben Amorim. pic.twitter.com/QYqZpRoIUN
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 15, 2025
“Amad Diallo pritet të humbasë pjesën e mbetur të sezonit me një lëndim në kyçin e këmbës, e konfirmuar”.
“Ylli i Man United pësoi lëndim më herët këtë javë, ai pritet të mos jetë i gatshëm për tre muajt e ardhshëm. Goditje e madhe për United dhe Ruben Amorim”, ka shkruar Fabrizio Romano.
Lëndimi i Diallo vjen në kohën më të keqe të mundshme për ‘Djajtë e Kuq’, veçanërisht pasi ata dërguan emra si Antony dhe Marcus Rashford në huazim gjatë afatit kalimtar të janarit.