Goditet për vdekje nga vetura një çiklist në Gjakovë, arrestohet vozitësja
Një grua është arrestuar dje në Gjakovë pasi që me veturë ka goditur një çiklist të cilit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
Lajme
Policia e Kosovës ka thënë se viktima ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës, shkruan lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
Ndërkaq, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
“Rr. Faik Konica, Gjakovë 12.11.2021 – 12:20.Është arrestuar vozitësja femër kosovare, pasi që me veturën e saj nga pa kujdesia ka goditur çiklistin mashkull kosovar. Si pasojë, çiklisti ka pësuar lëndime dhe ka ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Lajmi.net/