Varane ka arritur marrëveshje personale me Man Utd

Raphael Varane ka arritur marrëveshje personale me Manchester United.

Sport

22/07/2021 17:36

Sipas “Goal.com”, Raphael Varane ka arritur marrëveshje personale me Manchester United, transmeton lajmi.net.

Francezi është pajtuar me kushtet e United për ta vazhduar karrierën në “Old Trafford”.

Mirëpo, tani “Red Devils” duhet të arrijnë marrëveshje me Real Madridin për transferimin e tij.

Varane ka kontratë me Realin deri në vitin 2022, “Los Blancos” siç duket mund ta shesin atë pasi nuk duan të rrezikojnë ta humbin me parametër zero në sezonin e ardhshëm./Lajmi.net/