GOAL: Benzema pritet ta fitojë “Topin e Artë” me diferencë të madhe pikësh nga vendi i dytë

Karim Benzema është favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë” në këtë edicion. Francezi shkëlqeu me Real Madridin, duke qenë njeriu kyç në triumfet e “Los Blancos” në Champions League dhe La liga. Sipas asaj që raporton prestigjiozja GOAL, sulmuesi është dukshëm i pari dhe do ta fitojë këtë trofe me një diferencë të…

Sport

30/09/2022 07:55

Karim Benzema është favoriti kryesor për ta fituar “Topin e Artë” në këtë edicion.

Francezi shkëlqeu me Real Madridin, duke qenë njeriu kyç në triumfet e “Los Blancos” në Champions League dhe La liga.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja GOAL, sulmuesi është dukshëm i pari dhe do ta fitojë këtë trofe me një diferencë të madhe pikësh me vendin e dytë.

33-vjeçari, ndonëse performonte në nivele të larta edhe në sezonet paraprake, s’arriti asnjëherë të dekorohej si më i miri i vitit. /Lajmi.net/