Gnabry do të nënshkruajë marrëveshje të re me Bayernin

Sulmuesi pritet të mbetet pjesë e gjigantit gjerman edhe për shumë vite.

Sport

02/10/2021 15:01

Serge Gnabry ka kontratë aktuale me Bayernin deri në qershor të vitit 2023, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, paraqitjet e tij të mira kanë bindur drejtuesit e klubit t’i ofrojnë zgjatjen e kontratës si dhe përmirësim të kushteve.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, ‘Bavarezët’ janë afër marrëveshjes së re me Gnabryn dhe sulmuesi pritet që të nënshkruajë gjatë ditëve të ardhshme kontratën e re.

Gjermani me marrëveshjen e re do të përfitojë një rritje të konsiderueshme të pagës si pasojë e paraqitjeve të tij pozitive.

Gnabry këtë edicion ka realizuar katër gola e tre asistime në 10 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. /Lajmi.net/