Gmail zyrtarisht shton opsionin “Undo Send”
A keni dëshiruar ndonjëherë të ekzistonte ndonjë buton për të zhbërë dërgimin e një mesazhi që sapo e kishit bërë? Nëse po, atëherë ne kemi një lajm të mirë për ju! Gmail sapo ka prezantuar zyrtarisht këtë veçori për disa përdorues.
Auto & Tek
Nuk ka më mesazhe të dërguara aksidentalisht pa e përfunduar tërë mesazhin apo pa e kontrolluar atë mirë. Të gjithë e dimë se sa e mërzitshme është kur dërgon një mesazh të papërfunduar apo gabim në Gmail.
Si mund ta aktivizoni këtë veçori?
Ju mund ta bëni këtë duke klikuar në anën e djathtë të Gmail dhe duke zgjedhur “Settings”. Në pjesën e poshtme të shiritit të shfaqur ju do të mund ta shihni seksionin “Undo Send” apo “Zhbëj dërgimin”, transmeton Lajmi.net.
Ju mund të zgjidhni një kohë për aftësinë e aktivizimit të opsionit “Undo” në mes të 5, 10, 20 dhe 30 sekondave. Sigurohuni që të klikoni “Save Changes” para se të dilni dhe gjithçka është në rregull.