Globe Soccer Awards, Cristiano Ronaldo lojtari më i mirë në vitin 2019

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është kurorëzuar lojtari më i mirë i vitit 2019 në çmimet e Globe Soccer në Dubai.

Sport

29/12/2019 19:57

Ronaldo njihet për 40 golat e tij që nga transferimi te Juve nga Real Madrid në verën e vitit 2018, ku sezonin e kaluar fitoi një Scudetto, dhe si kapiteni i Portugalisë Ligën e Kombeve.

Megjithëse ai humbi në të dy çmimet – si në lojtarin më të mirë nga FIFA dhe Topi e Artë, 34-vjeçari mori në shtëpi çmimin e MVP Serie A 2018/19 në fillim të këtij muaji, përcjell lajmi.net.

Në Globe Soccer Awards, agjenti i tij Jorge Mendes fitoi çmimin si ‘Agjenti më i mirë’, kurse Andrea Berta e Atletico Madrid u emërua ‘Drejtori më i mirë Sportiv’.

Kjo është hera e gjashtë që ylli portugez fiton çmimin Globe Soccer – më së shumti ndonjëherë nga një lojtar. /Lajmi.net/